BallinaLajmePolicia e Kosovës ndalon 27 azilkërkues

Policia e Kosovës ndalon 27 azilkërkues

Të ngjajshme

Vengu për rezolutën ndaj Iranit: Shqipëria nuk e relativizon terrorizmin shtetëror

Deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Pirro Vengu, ka...

Kim Kardashian nuk njihet me pamjen e re, tronditen fansat

Kim Kardashian ka shkaktuar sërish bujë, këtë herë për...

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë...

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha...

Policia e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se 27 persona, shtetas të huaj, për të cilët dyshohet se vijnë nga Siria, Afganistani dhe Libia, kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës dhe kanë kërkuar azil.

“Patrulla e Stacionit Policor në Fushë Kosovë ka njoftuar Drejtorinë për Migrim dhe te Huaj, se te rrethi në Fushë Kosovë ka takuar 27 persona shtetas të huaj, që dyshohet se vijnë nga nga Siria, Afganistani, Libia të cilët kanë kërkuar azil”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas policisë, ndaj këtyre 27 personave, nuk po zhvillohen hetime, por personat në fjalë janë trajtuar sipas Ligjit për Azil dhe janë vendosur në Qendrën e Azilit.

Vendet e Ballkanit kanë shërbyer si korridor për shumë migrantë që kanë ikur nga zonat e luftës dhe varfëria.

Ata përdorin territorin e këtyre vendeve, për të arritur në vendet e pasura në Perëndim.

Agjencia Evropiane e Kufijve, Frontex, po vazhdon bashkëpunimin me disa vende të Ballkanit, përmes kontrolleve të përbashkëta kufitare.

BE-ja vendosi të dërgojë njësitet e saja kufitare në këto vende, pas fluksit të migrantëve në të ashtuquajturin “Korridori i Ballkanit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz