back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaSportLiverpool e fiton derbin dhe shkon në +9 ndaj Man City

Liverpool e fiton derbin dhe shkon në +9 ndaj Man City

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Nëntë pikë më shumë se Manchester City, Liverpooli po vazhdon formën e mirë në Premierligë

Derbi i xhiros së 12-të në Premierligë është zhvilluar mes rivalëve kryesor për titull, Liverpoolit dhe Manchester City.Në fund, kanë triumfuar vendasit, djelmoshat e Jurgen Klopp, me rezultat 3-1, për të shkuar në +9 diferencë me skuadrën e Pep Guardiolës në renditjen e Premierligës.Liverpooli e nisi furishëm ndeshjen në një atmosferë fantastike në ‘Anfield’.

Fabinho zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur në minutën e gjashtë.

Për 2-0 shënoi sulmuesi, Mohamed Salah, në minutën e 13-të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 51-të, golin e gjeti edhe Sadio Mane.

Më pas, Liverpooli disi u qetësua dhe në minutën e 78-të Bernardo Silva ngushtoi epërsinë në 3-1, por që doli të jetë goli i nderit për mysafirët.

Pas kësaj fitore kundër rivalit për titull, Liverpool ka shkuar në kuotën e 34 pikëve, tetë më shumë se Leicester City dhe Chelsea në pozitat 2 dhe 3 me nga 26 pikë dhe 9 më shumë se Manchester City në pozitën e katërt. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz