back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeFotografia e Kurtit me Osmanin thyen rekorde me reagime në Facebook brenda...

Fotografia e Kurtit me Osmanin thyen rekorde me reagime në Facebook brenda pak orësh

Të ngjajshme

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

Kompanitë e transportit nga disa vende të Ballkanit Perëndimor...

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar votat...

Pa vonesa në Merdarë, pavarësisht protestës së transportuesve

Ani pse ishte paralajmëruar një protestë nga ora 12:00...

Fotografia dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit të Vetvëendosjes dhe Vjosa Osamnit të LDK’së, ka marrë mijëra pëlqime, komente e shpërndarje në Facebook, brenda tri orëve, duke qenë një nga fotografitë më të përlqyera të liderëve kosovarë, të cilët e janë përdorues të mëdhenj të këtij rrjeti social.

Kandidati i LVV’së për kryeministër, që sipas rezultateve preliminare, i ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, e ka takuar sot kandidaten e LDK’së për kryeministre.

Dy kandidatët që janë më të votuarit në nivel vendi, kanë publikuar fotografi nga takimi në një nga restorantet e kryeqytetit, e kjo fotografi ka marrë dhjetëra mijëra reagime të përdoruesve të Facebook’it. Ajo numëron, deri tash, 27 mijë pëlqime.

Ndryshe, ata u takuan për të diskutuar rreth krijimit të Qeverisë së re, pasi VV i fitoi zgjedhjet, duke dalë më pak se një për qind para LDK’së, e cila është partia e dytë.

“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit”, shkroi Kurti në fotografinë që e publikoi me Osmanin.

Një fotografi tjetër që është pëlqyer më shumë se kjo e sotmja, është postimi i Kurtit në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi, më 14 tetor. Atë fotografi, deri tash, e kanë pëlqyer 38.6 mijë veta. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz