Saturday, July 19, 2025
BallinaLajmeRama: Do ta padis Haradinajn për shpifje! Ta provojë në gjykatë si...

Rama: Do ta padis Haradinajn për shpifje! Ta provojë në gjykatë si do ndaheshin 10 miliardët…

Të ngjajshme

Punë e kryer: Rashford tek Barcelona!

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka raportuar se...

Nuk iu zgjati shumë, ndahen Edi dhe Anisa (foto)

Para disa ditësh, rrjetet sociale shpërthyen me thashetheme për...

Kryeministri Edi Rama tha sot se do ta padisë Ramush Haradinajn në gjykatat e Kosovës për shpifje, shkruan JavaNews.al

Ai u shpreh se nuk i ka ndjekur deklaratat e tij, por është informuar nga zyra anti-shpifje. Paralajmërimi i Ramës erdhi për akuzat e kryeministrit në detyrë të Kosovës, i cili më parë është shprehur:

“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të  realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkpuntorë  në realizimin e kësaj skeme” – ka thënë Haradinaj pak ditë më parë.

Por Rama tha se paratë e fituara nga gjyqi për shpifje do të shkojnë për arsimin, shkruan JavaNews. Shefi i qeverisë shqiptare tha se Haradinaj duhet të provojë në gjykatat e Kosovës sesi do ndaheshin këto 10 miliardë.

Ai e kritikoi edhe për një vendim të tijin, që sipas Ramës, e bën fajtor pvr mos-liberalizimin e vizave.

“Ai sot kishte mundësinë t’i jepte popullit të tij liberalizimin e vizave. Sepse i tha Macroni në syrin tim, pezulloje taksën vetëm 4 muaj ndërkohë që Serbia do të pezullojë fushatën e mos-njohjeve. Unë i thashë Ramush merre se kjo nuk vjen më. Ai e refuzoi” – tha Rama./javanews/a.r

- Advertisement -

Të Fundit