back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeLimaj flet për ftesën për t’iu bashkuar PDK-së

Limaj flet për ftesën për t’iu bashkuar PDK-së

Të ngjajshme

Ndërpritet furnizimi me ujë në një lagje të Vushtrrisë

Për shkak të pëlcitjes së gypit në rrugën “Bahri...

Orlando Bloom thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Katy Perry

Orlando Bloom dhe Katy Perry kanë qenë një nga...

Mbrojtësi i Liverpulit thotë se Mbappe po i bën presion për tu bashkuar me Real Madridin

Ibrahima Konate, mbrojtësi i Liverpool-it, ka bërë një deklaratë...

Gërvalla dhe Peci kritikojnë bllokadën institucionale

Partia “Guxo” ka prezantuar sot kandidatët e saj për...

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për dialogun dhe të ardhmen e tij politike.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbasë mbështetjen e Amerikës kur vjen në pyetje kërkesa për dialog.

Ai ka thënë se Kurti pavarësisht raporteve personale me Thaçin ai në kuadër të institucioneve duhet të bashkëpunojë.

I pari i NISMA-s ka thënë se Kosova duhet të ketë opsionet e veta në tryezë pasi sipas tij opsionet e të tjerëve nuk mund të ndalen.

“Ato mund të refuzohen por ne nuk mund t’i ndalim të paraqiten në tavolinë”.

I pyetur për ftesën që ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Ismail Syla i ka bërë Limajt për t’u rikthyer në PDK, Limaj ka thënë se atë aktivitet e ka përfunduar para gjashtë vitesh.

“Është një pjesë e mbyllur e jetës sime politike dhe fillimi i një jetë të re. Kanë kaluar gjashtë vite dhe gjërat kanë lëvizur”.

Lmaj thotë se bashkëpunimet si partnerë në pozita të ndryshme nuk i kemi përjashtuar asnjëherë edhe për të ardhmen./Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz