back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeGrenell ia përcolli Vuçiqit kërkesën nga Trump: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Grenell ia përcolli Vuçiqit kërkesën nga Trump: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

I dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd përcolli një mesazh të rëndësishëm.

“Blic” shkruan se Grenell në takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcolli mesazhin nga presidenti i SHBA-së, Trump se Serbia duhet ta njohë Kosovën, përcjell lajmi.net.

“Ishte një diskutim shumë i vështirë”, tha një burim i “Blic”, i njoftuar me detajet e takimit.

“Grenell vendosi kushte, Serbia duhet ta njohë Kosovën. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndikojnë në Bashkimin Evropian që ta shtojë presionin ndaj Beogradit zyrtar”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Vuçiq e kishte pranuar se takimi me Grenell nuk ka qenë aspak i lehtë.

Kurse, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq kishte thënë se për herë të parë Vuçiq kishte mbajtur i vetëm shënimet nga një takim zyrtar. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz