back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVuçiq ndryshon fjalët për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ja çka thotë tani

Vuçiq ndryshon fjalët për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, ja çka thotë tani

Të ngjajshme

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se për çështjen e Kosovës duhet të bisedohet dhe të arrihet kompromis, sepse, siç tha ai, konfliktin e ngrirë “gjithmonë dikush mund ta shkrijë”, kurse ministri gjerman i Ekonomisë dhe i Energjetikës, Peter Altmaier ka thënë se duhet synuar marrëveshja.

“Investitorët nuk do të vijnë aty ku s’ka stabilitet”, tha Vuçiqi në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjes me fabrikat “Brose” dhe MTU, raporton “FoNet”.

Ai shtoi se Serbia bën gjithçka që varet nga ajo kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës dhe kur bëhet fjalë për integrimet evropiane, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, Almaier tha se kur flasim për Kosovën, duhet gjetur marrëveshja, duke mos u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse pritet që Serbia ta njohë Kosovën.

Ministri gjerman, duke komentuar vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha se ky nuk është vendim kundër Ballkanit Perëndimor dhe se shpreson që një vendim i tillë të ndryshojë për disa muaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz