BallinaJetëMësoni cili virus ngjitës bartet lehtë tek fëmijët në dimër

Mësoni cili virus ngjitës bartet lehtë tek fëmijët në dimër

Të ngjajshme

Sulmohet fizikisht një person në Prishtinë

Një sulm fizik raportohet të ketë ndodhur në sheshin...

“Kapet banda” kthehet malli i vjedhur, 5 meshkuj arrestohen në Gjilan

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me një rast...

​Kuvendi mblidhet sot për dy seanca

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për të...

27 vjet nga Masakra e Mejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Mejë të...

Blero uron vajzën me një dedikim prekës për ditëlindje

Këngëtari i njohur kosovar Blero ka emocionuar ndjekësit me...

Sikur në çdo vend të botës edhe në vendin tonë disa nga sëmundjet ngjitëse janë më serioze dhe problematike te fëmijët e vegjël, te pleqtë, gratë shtatzëna, të sëmurët me sëmundje kronike dhe pacientët me imunitet të kompromituar.

Por më të rrezikuarit mbeten fëmijët, shkruan Indeksonline.

Albina Ponosheci Biçaku, infektologe në Klinikën e Infektivës në QKUK, për Indeksonline ka thënë se prej virusëve më të shpeshtë sidomos gjatë sezonës vjeshtë-dimër, është virusi i influenzës A dhe B të cilët shkaktojnë epidemi dhe pandemi të gripit.

“Këta virus përhapen shumë lehtë dhe shpejtë përmes ajrit, pështymës, spërklave të pështymsë gjatë teshtitjes, kollitjes. Mund të përcjellen me komplikime (si p.sh.me pneumoni të rënda), që mund përfundojnë me fatalitet.

Në vendin tonë çdo vit është në dispozicion për të gjithë qytetarët e sidomos për grupe të caktuara të shoqërise (si psh. femijët, pleqtë, gratë shtatëzëna dhe të sëmuërt me sëmundje kronike) vaksina e gripit”, ka thënë ajo.

Sipas Biçaku, problematikë mbesin virusët si adenovirusët dhe rotavirusët që shkaktojne diarenë të fëmijët e vegjël (kryesisht deri në tri vjeq) e që mund të përcjellen me gjendje serioze të dehidrimit që në rast të mos trajtimit me kohë dhe adekuat mund të përfundojnë edhe me fatalitet.

“Fëmijët në kopshte p.sh. janë më të rrezikuar për streptokokun, stafilokoun dhe parazitët, sëmundjet ngjitëse i karakterizon mënyra e përhapjes, psh. numri i madh i njerëzve në vende të mbyllura gjatë sezonës së dimrit janë të rrezikuar nga gripi”, tha ajo.

Ndërsa një sëmundje mjaftë serioze si Turbekulozi, Biçaku thotë se mund të evitohet tek fëmijët më vaksinën BSG./Indeksonline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz