back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaDrenica +Drenica SportRexha për incidentin me Da Silvan: Janë gjëra që ndodhin, me rëndësi...

Rexha për incidentin me Da Silvan: Janë gjëra që ndodhin, me rëndësi është fitorja

Të ngjajshme

Bie fluksi i mërgimtarëve, deri 10 minuta pritje për dalje nga Kosova

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga...

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 9 shtator: Punëtori mbi luftimin e lajmeve...

Deputetja finlandeze, zbulon të shkuarën si prostitutë: Më duheshin para

Deputetja finlandeze Anna Kontula ka zbuluar se ka bërë...

Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në Superligën e Kosovës, më saktësisht në ndeshjen e xhiros së 11’të mes Vushtrrisë dhe Feronikelit.

Në stadiumin ‘Ferki Aliu’, sulmuesit e Feronikelit, Kastriot Rexha dhe Da Silva kishin një incident të vogël në minutën e 42’të të ballafaqimit.

Video Player

00:00
00:06
Lojtari i Feronikelit, Kastriot Rexha i cili ishte i përfshirë në këtë ‘konflikt’ – në një prononcim për ‘GazetaBlic‘, sqaroi situatën.
“Jo nuk është kurgjo ajo, ndoshta ka ndodhur nga ngarkesa për fitore – pozita në të cilën jemi në tabelë edhe presioni të cilën kemi pas mbas këtyre tre ndeshjeve pa fitore e ka bë te vetën. Mirëpo këto janë gjëra që ndodhin edhe në ligat më të forta të botës, andaj e rëndësishme është fitorja dhe debatet e këto janë gjëra që ndodhin”, tha fillimisht Kastriot Rexha.
Më pas ‘bomberi’ i Superligës tha se ka folur me bashkëlojtarin, Da Silva pas ndeshjes dhe gjithçka iu është kthyer normalitetit.
“Po, kemi diskutuar pas ndeshjes dhe e kemi qartësuar situatën dhe gjithçka iu është kthyer normales”, përfundoi Rexha.
Vlen të theksohet se kampioni në fuqi i Superligës, Feronikeli ndodhet në pozitën e pestë në tabelë pas 11 xhirove të zhvilluara deri më tani.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz