back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeGjykata e Apelit merr vendim për Kokëdhimën që rrahu turistët spanjollë

Gjykata e Apelit merr vendim për Kokëdhimën që rrahu turistët spanjollë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Garancia pasurore prej 8 milionë lekësh nuk e ka shpëtuar nga burgu biznesmenin Mihal Kokëdhima.

Gjykata e Apelit në Vlorë i mohoi sërish lirinë pronarit të lokalit që sulmoi familjen e turistrëve spanjollë.

Seanca ndaj Kokëdhimës u zhvillua mëngjesin e sotëm me dyer të mbyllua.

Mihal Kokëdhima kërkoi ndryshimin e masës “arrest me burg” me pretendimin se tashmë rrethanat janë zbutur.

Gjithashtu pretendoi se ka probleme me shëndetin prandaj sipas tij qëndrimi në burg do të jetë problem për jetën e tij.

Dy herë brenda dy muajve në Apel – Kjo është hera dytë që Mihal Kokëdhima del në Apelin e Vlorës brenda dy muajve.

Ai doli para trupës gjykuese edhe më 28 gusht, por togat e zeza morën vendimin për lënien në fuqi masën “arrest me burg” të Shkallës së Parë.

Ngjarja që tronditi opinionin – Mihal Kokëdhima sulmoi familjen e turistrëve spanjollë pranë lokalit të tij në Porto Palermo, që tashmë është prishur nga IKMT.

Pasmjet e sulmit ndaj turistëve bënë xhiron e botës dhe shkaktuan zemërim e reagime të ashpra.

Mihal Kokëdhima u arrestua pas sulmit ndaj familjes së miliarderit spanjoll Eugenio Galdón që kishte zgjedhur Shqipërinë për pushimet e verës.

Sipas dëshmive, turistët ngelën të pakënaqur nga shërbimi dhe u larguan, ndërsa 55-vjeçari i ndoqi nga pas dhe qëndroi për rreth 3 km i varur në makinën e tyre, duke thyer xhamat e duke dhuruar një skenë skandaloze në sytë e turistëve të huaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz