back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaSportMilani interesohet për Rashicën

Milani interesohet për Rashicën

Të ngjajshme

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Politologu Avdi Smajlaj ka komentuar vizitën e presidentes së...

Bisedimet për armëpushim në Ukrainë vazhdojnë, SHBA-të thonë se është arritur përparim

Bisedimet midis Ukrainës dhe SHBA-së që synojnë arritjen e...

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Politologu Avdi Smajlaj ka komentuar vizitën e presidentes së...

Hamza: Nga Prizreni e nisim fushatën – koha për veprim ka ardhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Sulmuesi i krahut te Përfaqësuesja e Kosovës, Milot Rashica, shihet si përforcim i duhur te skuadra e Milanit, që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të hënën se Milani tashmë ka shënjestruar Rashicën si njërin prej përforcimeve për afatin kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.

Madje ekipi italian thuhet se në ndeshjen e fundit të Werder Bremenit e ka përcjellë nga afër Rashicën.

23-vjeçari këtë edicion ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në pesë paraqitje për Werderin, me të cilin ekip ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

“Sulmuesi i Werderit, Milot Rashica, është njëri prej sulmuesve që Milani po synon ta transferojë gjatë janarit. Edhe pse vlera e tij shkon deri në 25 milionë euro, te Milani janë të bindur se Rashica është opsioni më i mirë i mundshëm”, ka shkruar “Calciomercato”.

Rashica në janar të vitit të shkuar iu bashkua Werderit nga Vitesse për shtatë milionë euro dëmshpërblim.

Rashica ka 24 ndeshje dhe katër gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën debutoi para tre vjetësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz