back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajme5 vjet burg për personin që mbyti dy gra në aksident trafiku...

5 vjet burg për personin që mbyti dy gra në aksident trafiku në rrugën B

Të ngjajshme

18 zyrtarë policorë të arrestuar e 48 të suspenduar vetëm brenda gjashtë muajve

48 zyrtarë policorë janë suspenduar brenda 6 muajve të...

Starmer “acarohet” me Putinin: Po tregon se nuk është serioz kur flet për paqen

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka...

Deputeti shqiptar në Zvicë: Kurti brutal me sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese

Deputeti shqiptar në Zvicër, Korab Rashiti ka komentuar sulmet...

Përzgjedhësi i Suedisë e vlerëson Kosovën, flet edhe për Isak

Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka folur para...

Luftrim Musaj i shpallur fajtor për mbytjen e dy grave në një aksident të shkaktuar prej tij në rrugën B të Prishtinës është paraqitur vullnetarisht për ta vuajtur dënimin prej 5 vjetësh të cilin ia kishte shqiptuar Gjykata e Apelit.

Në një deklaratë për Gazetën Sinjali, avokati i tij Fanol Krasniqi ka bërë të ditur se edhe pse Musaj ka mundur t’i shfrytëzoj disa mjete juridike për ta shtyrë procedurën, ai vullnetarisht është paraqitur sot në burg të Dubravës edhe me kërkesën e nënës së tij e cila i ka kërkuar Gjykatës që sa më parë të nisin proceduarat për vuajtje të dënimit ndaj djalit të saj.

Gjykata e Apelit para dy muajve kishte dënuar Luftrim Musajn me 5 vjet heqje lirie, ndërkohë që atij i kishte ardhur urdhëresa për tu lajmëruar për vuajtje të dënimit.

“Para 10 ditë ka ardh urdhëresa  nga Gjykata Themelore në Prishtinë që më datën 21.10.2019, ne ora 12:00, të paraqitet në institucion korrektues në Dubravë për vuajtjen e dënimit Luftrim Musaj”.

Aksidenti  fatal kishte ndodhur në muajin tetor të vitit të kaluar ku për pasojë kishin humbur jetën një 30-vjeçare dhe 23-vjeçare. /Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz