back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeMinistria e Administratës Publike kërkon pezullimin e të gjitha konkurseve për zyrtarët...

Ministria e Administratës Publike kërkon pezullimin e të gjitha konkurseve për zyrtarët publikë

Të ngjajshme

Brentford mposht Liverpoolin, “Të Kuqtë” mbeten në krizë

Liverpooli pësoi humbje 3-2 në udhëtim ndaj Brentfordit në...

Moti për të dielën: Vranësira dhe reshje mesatare deri të forta

Instituti Hidrometeorologjik parashikon për të dielën mot kryesisht të...

Fantastike, Jurgen Uldedaj fiton meçin në “O2 Arena”

Fantastike! Jurgen Uldedaj fiton meçin ndaj Rolly Lambert Fogoum. Boksieri...

Nga Mitrovica në Prizren –përplasje politike për pushtetin lokal më 9 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet...

Vuçiq: Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç beson se ka shanse që...

Ministria e Administratës Publike e cila është përgjegjëse për menaxhimin e zyrtarëve publikë ka kërkuar pezullimin e të gjitha konkurseve të shpallura me legjislacionin e vjetër dhe të publikuara pas hyrjes në fuqi të ligjit për zyrtarët publikë, më 12.09.2019.

Vendimi i MAP për pezullim  të konkursve, është marr me arsyetimin se Qeveria ende nuk ka miratuar aktet nënligjore për zbatimin e ligjit të ri për zyrtarët publikë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë vendim të Ministrisë së Administratës Publike ka vendosur ta respektoj Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka njoftuar të gjithë aplikantët për pezullimin e konkursit të jashtëm të shpallur më datë 14 shtator dhe vazhduar më 5 tetor si dhe konkursin e brendshëm të shpallur më 16 shtator 2019.

Këto konkurse ishin hapur për plotësimin e 22 pozitave në departamente të ndryshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 11 prej të cilave janë kërkuar me konkurs të jashtëm ndësa për gjysmën e pozitave të tjera ishte shpallur konkurs i brendshëm.

Më poshtë është vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili ka hyrë në fuqi më 8 tetor 2019. /Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz