BallinaLajmeCaktohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni

Caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni

Të ngjajshme

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Një pensionist zviceran ka mbështetur për vite me radhë...

Bombarduesit amerikanë drejt zonës së luftës, ngarkohen me municione në RAF Fairford

Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara po vazhdojnë fluturimet...

Super derbi mes Bashkimit dhe Trepçës sonte

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi...

Ish-koloneli amerikan Rogers: Kosova po bën përparim drejt NATO-s, por mbeten disa pengesa

Ish-koloneli amerikan Philippe Rogers, i cili ka punuar për...

Qeveri teknike 100 ditëshe si dhe zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të 2020! Ky është vendimi i marrë në mbledhjen e të liderëve të partive politike me presidentin e vendit Stevo Pendarovski.

LSDM mësohet se kishte propozuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në 22 ose 29 dhjetor.

Por përfaqësuesit e VMRO-DPMNE kundërshtuan, duke kërkuar që ato të mbahen në mars ose prill.

Në fund u arrit marrëveshja për 12 prillin.

“Kishte një pikë në diskutimin e udhëheqjes së vendit pas gabimit historik nga Brukseli. Mendimi unanim është se integrimi euro-atlantik është qëllimi ynë, ne nuk pranojmë asnjë zëvendësues dhe mbetemi si aspirata. Unë e mirëpres vendimin dhe mbetem në rrugën drejt demokracisë dhe sundimit të ligjit. Pika e dytë ishte zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sugjeruam të mbajmë zgjedhje më 22 ose 29 dhjetor. Më pas propozime për 29 Marsin, 12 Prillin, 29 Prillin. Ne kemi arritur një konsensus që zgjedhjet të mbahen më 12 prill të vitit 2020 “, tha Zaev pas takimit me Pendarovskin.

Drejtuesit e partive politike ranë dakord që regjistrimi të bëhej vitin e ardhshëm, por pasi të mbarojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Presidenti Pendarovski tha se nga të gjithë liderët ka marrë garanci se pa marrë parasysh vendimit të BE-së në lidhje me datën, vendi do të vazhdon rrugën e euro-integrimeve.

“Kemi konsensus shtetëror, pavarësisht përfundimeve të samitit të BE-së, kemi konfirmim nga të gjithë të pranishmit, atë që ne nuk kemi asnjë problem me metodologjinë e re që kërkohet. Të gjithë ranë dakord se nuk kanë asnjë problem me procesin reverzibil, për shkak se nuk kemi pres çka të frikësohemi, të gjithë të pranishmit i thanë jo cilësdo alternativë tjetër. Ka pasur propozime që mos të na fusin në kategorinë fqinjëve, sepse ne jemi pjesë e Evropës, dhe ne nuk po kërkojmë ndonjë alternativë tjetër, përveç asaj të një anëtares së plotë të organizatës”-tha mes tjerash Pendarovski.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz