back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShqiptareKy është banori i sulmuar nga ariu në Kukës, publikohet foto

Ky është banori i sulmuar nga ariu në Kukës, publikohet foto

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në bjeshkët e Gjallicës, në Kukës, ku një 43-vjeçar është plagosur rëndë nga ariu.

Burime bëjnë me dije se qytetari që ka mbetur i plagosur është Ekrem Onuzi, i cili jeton gjatë verës në bjeshkë me bagëti.

Ka më shumë se dy orë që Onuzi ka njoftuar se e ka sulmuar ariu në vendin e quajtur Sasat, bjeshka Gjallicë, dhe i ka shkaktuar plagë të shumta në trup, duke i duke i dëmtuar rëndë këmbën dhe kokën duke i shkaktuar hemorragji të shumta.

Është njoftuar Salla e Emergjencave për helikopterin dhe akoma nuk është njoftuar nisja e tij nga Tirana për shpëtimin e të plagosurit.

Policia e Kukësit ka konfirmuar rastin por shton se është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit mjaft të thyer në Gjallicë.

Policia Kukës/ Informacion paraprak:

Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz