back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeFamiljes Dehari nuk i jipet raporti i ekspertizës, flet Kryeprokurori

Familjes Dehari nuk i jipet raporti i ekspertizës, flet Kryeprokurori

Të ngjajshme

Krimi në Shkodër, Ragip Gila u kontraktua nga një grup kriminal

Ragip Gila, i dyshuari kryesor për masakrën me dy...

MASHT del me njoftim për prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton...

Prokuroria e Prizrenit nuk ia ka dhënë familjes Dehari raportin e ekspertizës së ardhur nga Zvicra për vdekjen e Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Para mediave, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala ka thënë se raporti do iu dorëzohet familjarëve pasi që të përkthehet, shkruan lajmi.net.

Për t’u kryer kjo procedurë, Shala ka thënë se prokurorisë i duhen tre ditë.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, familja e Astrit Deharit e kanë kërkuar raportin original, të papërkthyer.

Ekspertiza nga Zvicra ka arritur në duart e autoriteteve kosovare të drejtësisë gjatë ditës së djeshme, nga ku një gjë të tillë e kanë bërë të ditur vetë prokuroria përmes një konference për media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz