back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeGlauk Konjufca flet pas takimit me grupin punues të LDK-së

Glauk Konjufca flet pas takimit me grupin punues të LDK-së

Të ngjajshme

Ndodh edhe kjo, Labinot Rexha organizon protestë që të futet në BBVK 4

Këngëtari Labinot Rexha ka bërë një reagim publik që...

FSK organizon Ditën e Vizitorëve në “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë sot...

Real Madridi duket se e ka zgjedhur në qetësi çështjen Vinicius

Shpërthimi i Vinicius pas zëvendësimit të tij në minutën...

Adelina plot stil, po shkëlqen në paraqitjen e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka ndarë një...

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca, ka folur pas takimit me grupin punues të LDK-së.

Konjufca tha se në këtë takim janë diskutuar tema më të rëndësishme që e presin qeverinë e ardhshme, si dhe reformat e thella sektoriale, të cilat duhet t’i ndërmarrë qeverisja e ardhshme.

“Nuk mund të flasë në hollësi, sepse ne mendojmë që gjëja më e mirë që do të mund t’i kontribuonte kësaj atmosfere shumë të mirë bashkëpunimi me të cilën filluan takimet tona do të ishte njëfar lloj mirëbesimi që e kemi ne në trajtimin e temave. Kështuqë krejt çka mund të thoja unë sot, është se ne kemi shumë nevojë për reforma të thella në drejtësi, arsim, shëndetësi, administratë, pra janë folur më shumë reformat sektoriale”, tha ai.

Më tutje Konjufca tha se nuk është diskutuar për ministri, e as që është caktuar ndonjë kusht.

Kurrfarë kushte nuk ka pasë. Takimi ka qenë në një mënyrë shumë miqësore”, tha ai.

Takimi në mes të dy grupeve punuese në mes të LDK-së dhe LVV-së ka nisur sot në orën 13:00, në selinë e LDK-së.

Në këtë takim kanë marrë pjesë  Besnik Bislimi, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu nga VV,  ndërsa LDK-në në takim po e përfaqëson Avdullah Hoti e Lumir Abdixhiku./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz