back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKoalicioni VV-LDK, sot takohen dy partitë

Koalicioni VV-LDK, sot takohen dy partitë

Të ngjajshme

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Kurti në takim me Hargreaves, pajtohen për krijim të shpejt të institucioneve të reja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Shiu e ndihmon Prishtinën, sonte ajri dukshëm më i pastër

Qytetarët e Prishtinës vazhdimisht përballen me ajër të rënduar,...

Sot për herë të parë do të takohen grupet punuese të krijuara në LDK dhe Vetëvendosje për të harmonizuar programin që mund të çojë drejt një marrëveshje paszgjedhore, shkruan Gazeta Express.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, sot do të zhvillojë takim me zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për Gazetën Express se grupet punese të dy partive takohen nesër për të vazhduar bisedimet aty ku i kanë lënë.

Grupi Punues i Vetëvendosjes përbëhet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca , ndërsa LDK’në në këto negociata e përfaqësojnë tre anëtarët e kryesisë, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.

Takimi i fundit VV – LDK ka ndodhur me 10 tetor mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Së fundmi këto subjekte kanë goditur njëra – tjetrën me deklarata publike, megjithatë ato synojnë që Qeverinë ta bëjnë bashkë.

Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultatit preliminar ka fituar 25,49 për qind të votave, ndërsa LDK’ja  24,82 për qind.

Ndërkaq VV-ja ka fituar më shumë se 50 për qind të votave që kanë ardhur me postë./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz