back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeHaziri tregon se cilat janë 2 pozitat që LDK nuk lëshon pe

Haziri tregon se cilat janë 2 pozitat që LDK nuk lëshon pe

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë filluar pazaret politike për ndarjen e posteve ministrore pas bisedimeve për të hyrë në koalicion pas përfundimit të zgjedhjeve, shkruan Gazeta Metro.

Nga Lëvizja Vetëvendosje vetëm se ka filluar pazari me ministri, ata nuk po dhëjnë dy ministri që i zënë si të rëndësishme në qeverisjen e tyre.

Rexhep Selimi, njëri prej figurave më të rëndësishëm në VV vetëm se ka caktuar si të blinduar dhe që nuk bisedohet me LDK’në për ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Drejtësisë.

Mirëpo, një përgjigje befasuese ka ardhur nga ana e LDK’së, këta jo vetëm që po duan për të udhëhequr me disa ministri, por kanë kërkuar 7 prej tyre, 2 më shumë nga 5 sa ka Vetëvendosja realisht nëse përmbushet premtimi se kjo Qeveri do të ketë 12 ministri në total, shkruan Gazeta Metro.

Partia e Isa Mustafës nuk dëshiron të lëshon pe kur bëhet fjalë për ministrinë e Punëve të Jashtme dhe atë të Financave, duke thënë se janë më të duhurit për këto dy ministri.

Për këto ka folur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se këto dy subjekte politike zyrtarisht nuk kanë diskutuar deri tani për ndarjen e ministrive, për këto sipas tij ka folur hapur vetëm Rexhep Selimi nga VV.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Deri tani nuk kemi diskutuar për ndarjen e ministrive. Gjithashtu LDK-ja, nuk jep deklarata shtypi për përcaktimin e ministrive, ashtu siç ka bërë Rexhep Selimi”, tha Haziri për Indeksonline.

Ndryshe, kujtojmë se këto dy parti kanë pasur bisedime për hyrje në koalicion parazgjedhor, por nuk ishin dakorduar për pozitën e Kryeministrit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz