BallinaLajmePas tetë vjetësh, nëna kosovare bashkohet me fëmijët e saj

Pas tetë vjetësh, nëna kosovare bashkohet me fëmijët e saj

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Pritja e Hana Bytyqit për t’i parë fëmijët e saj mori fund. Për rastin kishin njohuri autoritetet kosovare e gjermane. Bytyqit ia kishte marrë burri fëmijët vite më parë

Nëna 43-vjeçare për më shumë se 8 vjet nuk i kishte dëgjuar e as nuk i kishte parë djalin dhe vajzën e saj, raporton T7.

Thoshte se ata ia rrëmbeu ish- burri i saj nga Qyshku i Pejës.

Në një bisedë telefonike me televizionin T7, Bytyqi tha se pasi ishte ndarë me burrin, ai kishte marrë fëmijët nga ajo.

Bytyqi, e cila jeton në Gjermani, kishte paraqitur rastin para autoriteteve në të dy vendet, por u desh një kohë e gjatë që pritjet e saj të kenë rezultat.

Telaviyioni muaj më parë kishte raportuar për rastin, ndërkohë që nga Prokuroria Themelore e Pejës kishin konfirmuar atë duke shtuar se janë në fazën e rigrumbullimit të fakteve.

Megjithatë duket se ankthi 8-vjeçar tanimë ka marrë fund për Bytyqin, e cila kërkonte në cdo formë të ritakonte fëmijët.

Nën përcjelljen e mediumit gjerman RTL, Hana Bytyqi më në fund u takua me fëmijët e saj.

Madje, për rastin u realizua edhe një dokumentar nga televizioni gjerman.

E emocionet nuk kishin si të mungonin.

Me gjasë, ritakimin e kishin të vështirë edhe fëmijët.

Siç raporton mediumi gjerman, njëri nga fëmijët fillimisht nuk kishte pranuar të shkojë në Gjermani.

Fëmijët e saj janë 13, përkatësisht 11-vjeçar.

Nga Prokuroria kanë thënë se rasti po vazhdon të hetohet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz