back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeGjykata Speciale fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK’së

Gjykata Speciale fton edhe një ish-pjesëtar të UÇK’së

Të ngjajshme

Rama jep lajmin se Diella është “shtatzënë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lajmëroi publikisht se ministrja...

Caktohet gjyqtari i cili do ta ndajë drejtësinë në ”El Clasico”

Spektakli i madh i futbollit spanjoll rikthehet nesër, teksa...

Turbullirat në Ibër Lepenc çrregullojnë furnizimin me ujë në rajonin e Prishtinës

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se ka turbullira...

Mbyllen pjesët e para, Malisheva po udhëheq ndaj Prishtinës së Re, pa gola në Suharekë

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës...

Edhe një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, e cila do ta marrë atë në pyetje.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besim Bajrami, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së në Rahovec.

“Vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale e Hagës. I ftuari i radhës është ish ushtari i UÇK-së Besim Bajrami nga fshati Drenoc i Rahovecit”, kanë njoftuar veteranët e Rahovecit.

Besim Bajrami

Ndërkaq, vetë Bajrami ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për t’u marrë në pyetje në fund të këtij muaji.

Në muajin shtator, Gjykata Speciale ka marrë në pyetje disa figura të tjera të vendit: Safete Hadërgjonajn nga Partia Demokratike e Kosovës; Time Kadrijajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka shërbyer si mjeke e UÇK’së; Sokol Bashotën e PDK’së, që ka qenë zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së; dhe Naim Malokun, i cili ka qenë epror në UÇK.

Më herët, Gjykata Speciale ka ftuar edhe kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka qenë komandant i UÇK’së në Dukagjin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz