back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaBotëSulm në Nju Jork, katër të vdekur e tre të plagosur

Sulm në Nju Jork, katër të vdekur e tre të plagosur

Të ngjajshme

Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur...

Ismet Beqiri synon rikthimin në Kuvendin e Kosovës

Ismet Beqiri nga LDK, po synon që në zgjedhjet...

Heshtja e ndërkombëtareve ndaj sulmeve terroriste ku Serbia ka gisht

Jovan Viqentijeviq, njëri nga të akuzuarit për sulmin terrorist...

Policia e Nju Jorkut ka njoftuar se katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm me armë që ka ndodhur në Brooklyn.

Një zëdhënës i policisë amerikane tha se zyrtarët policorë i janë përgjigjur një telefonate të banorëve të lagjes “Weeksville” në Brooklyn. Kur policët shkuan në vendin e ngjarjes, aty i gjetën trupat e pajetë të katër personave.

Policia ende nuk e ka arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast, ndërsa në mesin e personave të plagosur janë dy burra dhe një grua. Raportohet se ata gjenden jashtë rrezikut për jetë.

Autoritetet nuk kanë ndonjë informacion për motivin e mundshëm të këtij sulmi apo për ndonjë person të dyshuar.

Raportohet se sulmi ndodhi në një klub social, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz