back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeZyba i VV-së: Shpend Ahmeti s’do të jetë më kryetar i Prishtinës,...

Zyba i VV-së: Shpend Ahmeti s’do të jetë më kryetar i Prishtinës, le ta lëshojë edhe Kosovën

Të ngjajshme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

“I forti” i VV-së, Salih Zyba, nuk është kujdesur fare për fjalët që i ka përdorur kur foli për kryetarin aktual të Prishtinës që dikur e kishte mik, Shpend Ahmetin.

Ai ka thënë, ndër të tjera, se Shpend Ahmeti nuk do të jetë më kryetar i Prishtinës dhe ka lënë të nënkuptohet se ai duhet të largohet nga Kosova, shkruan Reporteri.net.

Siç ka thënë Zyba me ironi, Ahmeti ka të drejtë ta zgjedh vendin ku do të jetoje sikur Xhabir Zharku.

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti. I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”, ka thënë Zyba.

Sidoqoftë, kohë më parë Zyba dhe Ahmeti kishin raporte të mira kur ishin bashkë në VV, mirëpo kjo nuk ka mjaftuar që Zyba të përdor edhe gjuhë kërcënuese pasi i fituan zgjedhjet./Reporteri.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz