back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKy është kandidati më i votuar i PDK-së në Prishtinë

Ky është kandidati më i votuar i PDK-së në Prishtinë

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë më i votuari në Komunën e Prishtinës, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Një listë e kandidatëve më të votuar të PDK-së në Prishtinë, të cilën e ka siguruar Insajderi, tregon se Kadri Veseli ka arritur të marrë 12 mijë e 390 vota në kryeqytet.

Pas tij renditet Uran Ismaili, nënkryetari i PDK-së, i cili ka arritur të marrë mbi 6 mijë vota.

PDK-ja ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit dhe tashmë do të jetë në opozitë.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 30 deputetë nga 120 që janë në total, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 29 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës pritet të ketë 26 deputetë, koalicioni AAK – PSD 14 deputetë, ndërsa NISMA nëse e kalon pragun pritet të ketë 6 deputetë. /Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz