back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmePo numërohen votat e fundit, Nisma mbetet me këtë për qindje

Po numërohen votat e fundit, Nisma mbetet me këtë për qindje

Të ngjajshme

Fitore me fat për Arsenalin, Wolves “ndihmon” me dy autogola

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit,...

“Djersitet” Arsenali, mezi fiton ndaj Wolvesit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolvesit,...

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Teksa ka vazhduar numërimi i votave të fundit nga zgjedhjet e 6 tetorit, koalicioni Nisma-AKR-PD po vazhdon të jetë ende nën pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Me numërimin e 98.63 për qind të votave, Nisma ka 4.9 për qind, apo 38657 vota.

VV-ja prin me 25.51 për qind apo 201129 vota, LDK-ja është e dyta me 24.82 për qind të votave e PDK-ja e treta me 21.24 për qind. Koalicioni AAK-PSD ka 11.52 për qind të votave.

Nisma dje deklaroi se është e bindur që do të kalojë pragun, pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës. Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi tha se partia e tij do të arrijë në më shumë se 5.5 për qind të votave.

Kjo parti, bashkë me PDK-në e LDK-në u bë e ditur se janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me pretendimin se ka pasur parregullsi gjatë numërimit të votave./Front Online/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz