back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeReagim i ashpër i burrit të Vjosa Osmanit: A po e sulmon...

Reagim i ashpër i burrit të Vjosa Osmanit: A po e sulmon VV-në dhe Kurtin duke i quajtur bolshevik?

Të ngjajshme

Gjini për Kurtin: I pandershëm, jo fisnik e as burrështetas

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Alenacës...

Heshtje në ”San Siro”, Pisa barazon rezultatin ndaj Milanit (VIDEO)

Pisa ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Milanit. Ishte Juan...

“Lumiri më pyeti a mundemi me fitu”, Tahiri flet për koalicionin me LVV-në në Vushtrri

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri...

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, kandidates së LDK-së për kryeministre, Prindon Sadriu, para pak çastesh ka reagua ashpër ndaj atyre që i ka quajtur bolshevikë, duke iu referuar edhe Agim Bahtiri të Vetëvendosjes dhe elementëve tjera brenda kësaj partie.

Postimi i plotë i bashkëshortit të Vjosa Osmanit:

Sulme, shpifje, sajime, gënjeshtra, fabrikime e idiotizma. Nuk u la gjë pa u përdorur kundër Vjosës, mua dhe familjes sonë nga dy anët e bolshevikëve. Bolshevikët në publik atakonin njëri tjetrin, ndërsa natën skutave fabrikonin lajme të rreme, shpifje. Gjithat kundër Vjosës. Kundër saj, sepse pikërisht te ajo shihnin rrezikun nga humbja e thellë. Prandaj edhe u bënë bashkë.

Nuk heshtën as gjatë heshtjes zgjedhore, të shtunën e të dielën. Për heshtje nuk brengosej as një pseudoportal i financuar nga Agim Bahtiri i cili nuk la genjeshtër pa fabrikuar ditën e zgjedhjeve dhe një ditë para saj, duke thyer cdo normë të demokracisë e kodit elektoral. U fabrikuan video montazhe, foto montazhe e cka jo tjetër. Temë negative nëpër medie u bë edhe fakti se unë nuk kisha votuar në të njejtin vend votim sikur Vjosa. Kjo u bë pikërisht ditën e votimit. Deri aty shkonin metodat stasiane të sulmeve të oponentëve.

Prandaj, kush do që i interpreton këto zgjedhje si garë fer, është larg të kuptuarit të nocionit dhe sistemit të demokracisë. Këso ‘fitore’ nuk i bejnë nderë asnjë partie. Fushata e ulët dhe denigruese e mbushur me fabrikime dhe gënjeshtra është shqetësuese për cilëndo parti që synon pushtetin.

Kosovës i duhet shembull i vlerave më të larta të demokracisë dhe i mirësjelljes, jo shembull i ardhjes në pushtet pa zgjedhur mjete e duke shkelur mbi të tjerët.

Bolshevizmi është sëmundje! Unë BESOJ në një Kosovë ndryshe nga kjo që kemi. Pa bolshevikët!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz