back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeNisin planet për Qeveri të re

Nisin planet për Qeveri të re

Të ngjajshme

Theret me thikë një person në parkun e qytetit në Mitrovicë

Një person është therur me thikë sot në parkun...

Nuk ndalen problemet për Francën, lëndohet edhe Doue

Kombëtarja e Francës po përballet me një mungesë të...

Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur mbledhjen e radhës,...

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, mësohet se ku ishte epiqendra

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë...

Një ditë pas fitores Vetëvendosje nis planet për krijimin e qeverisë, LDK pret ftesë nga Albin Kurti 

Kanë ardhur media nga e gjithë bota. Të gjitha janë të interesuar të intervistojnë Albin Kurtin,  liderin e partisë fituese të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Kurti, telefonin po e mbante afër gjatë gjithë kohës.

Edhe kur doli prej një interviste me telefon në dorë lexonte mesazhe.

Ai po merrte urime për rezultatin që mori një ditë më parë në zgjedhje të parakoshme.

Lëvizja Vetëvendosje, fitoi 25.56% të votave, gjë që e bëri atë partinë e parë.

Por ky rezultat  nuk i mundëson atij që i vetëm të bëjë kabinetin qeveritarë.

E për këtë ai një natë më parë ai paralajmëroj takim me Vjosa Osmanin, kandidaten që e kishte LDK për kryeministre në këto zgjedhje.

Ndërkohë, gjatë ditës së hënë Kurti e Osmani nuk realizuan ndonjë takim.

Nga zyra për media e LDK-së kanë konfirmuar që deri në këto momente nuk kanë marrë ndonjë thirrje.

Vetëvendosje thotë se partner të vetëm serioz e kanë LDK-në.

Madje Svecla shprehet shumë optimist që LDK do t’i bashkohet thirrjes për koalicion.

Kurse për koalicionet me Listën Serbe Svecla, thotë se do i shohin gjitha mundësit ligjore.

Në zgjedhjet e 6 tetorit në tërë Kosovën kanë votuar 43.29 për qind apo rreth mbi 800 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë. /T7

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz