back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli turpëroi Tiranën

Kadri Veseli turpëroi Tiranën

Të ngjajshme

​Rritja e pagës minimale, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet...

Fustani e “tradhëton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision

Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur...

Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family”, në Prishtinë

Një person është lënduar, si pasojë e zjarrit që...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Nga Skënder Minxhozi

Në fakt s’na ka turpëruar vetëm ai. Na ka turpëruar e gjithë klasa politike kosovare, e cila i tregoi pjesës tjetër të kombit, klasës politike të Tiranës, sesi votohet, sesi numërohen votat dhe mbi të gjitha, sesi humbet. Në këtë pikë humbësit, PDK e të tjerët, dhanë mësimin madhor të pranimit civil të rezultatit. Sepse të gjithë janë gati të thonë “Fituam”, puna është kush thotë “Humbëm”.

Që Kosova është një realitet politik e social hiç më i keq se Shqipëria, këtë e kemi ditur prej kohësh, por e tregoi edhe votimi i të dielës së fundit. Prej vitesh elita politike kosovare ka pasur një sjellje më të qetë, më etike, më bashkëpunuese mes vetes. Mjafton të shohësh fjalorin që kanë përdorur krerët politikë e përfaqësuesit shtetërorë mes tyre. Një ndryshim thelbësor mes dy anëve të kufirit, ku politika e Tiranës i ngjan më shumë një cirku gladiatorësh.

Në anën tjetër, Kosova është shoqëri e cila i hyri tranzicionit (më saktë formimit të shtetit të ri), një dekadë pas Shqipërisë, e që po del prej tunelit mesa duket para nesh. Sepse akti i madh dhe final emancipues, që e nxjerr një shtet nga këneta e tranzicionit, është më së pari vota. Një votë që për kosovarët erdhi e qetë, u përjetua pa asnjë incident dhe fituesit e humbësit u panë brenda natës.

Një shembull që këtu në Tiranë duhet ta thjesht ta ëndërrojnë, pasi këtu thuajse anjëherë nuk del një fitues dhe një humbës i qartë, muaj e vite pas ditës së votimit. Të gjithë kanë fituar, askush s’ka humbur. Vetëm “i kanë vjedhur fitoren”!

Kosova mbyll ciklin e qeverisjes prej partive të dala nga lufta e vitit 1999, për t’ja kthyer pushtetin forcave politike që kryesohen nga një lëvizje në thelb anti-sistem. Me veçoritë e saj të spikatura, Vetëvendosja është një eksperiment i kthyer gradualisht në një projekt politik fitues. Kurse me Albin Kurtin, Kosova merr përsipër të shkelë një rrugë të panjohur, por qytetarët e saj dhanë një mesazh të qartë: ndryshim dhe largim nga elita politike e vjetër. Merrni shembull nga mësimi që na dhanë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz