back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaJetëKurioziteteShpallet ishulli më i mirë në botë, ka 6 banorë dhe 0...

Shpallet ishulli më i mirë në botë, ka 6 banorë dhe 0 makina!

Të ngjajshme

‘Frikë’ në Sllovaki për ndeshjen e marsit: Kosova do të na pushtojë stadiumin

Gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2026,...

Së shpejti në treg telefoni me baterinë që i zgjat një muaj

Kompania franceze Avenir Telecom ka lansuar Energizer P30K Apex,...

Temperaturat deri në 18 gradë celsius, ky është parashikimi i motit për vikend

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot...

Grenelli do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Qendrës “Kennedy”

Richard Grenell, këshilltari republikan për politikë të jashtme që...

Një ishull pa makina dhe me vetëm 6 banorë është cilësuar si më i miri në botë sipas një rankimi të fundit.

Ishulli ‘Flatey’ i pozicionuar në vijën veri-perëndimore të bregdetit të Islandës ka zënë vendin impresionuese në listën e një prej agjencive më të njohura “Big 7”, që ka bërë një renditje të 50 ishujve më të mirë për 2020-ën.

Rezultati u vendos bazuar mbi një kombinim të votave të lexuesve, reportazhit të mediave dhe eksperiencës së përjetuar nga vetë stafi gjatë udhëtimit.

Edhe pse ‘Flatey’ është i qetë në dimër, numri i vizitorëve pëson një rritje graduale prej 9 mijë vizitorësh në verë, teksa njerëzit qëndrojnë në shtëpitë e pushimit me pamje të mrekullueshme natyrore, shkruan Scan.

Në ishull mund të mbërrish vetëm nëpërmjet një trageti, i cili niset nga qyteti i Stykkishólmur dhe teksa ndodhesh atje përballesh me të vetmin hotel që ndodhet në ishull.

Ishulli është i njohur për bukurinë e tij të mahnitshme dhe librarinë, e ndërtuar në vitin 1864, e cila është më vjetra në Islandë.

Në të gjithashtu ndodhet edhe një kishë, që daton nga viti 1926, me afreske të piktuara nga Kristjana dhe Baltasar Samper.

Agjencia “Big 7” një nga më të vlerësuarat për vendet që sugjeron shprehet për ishullin Flatey me këto fjalë: “Në një mënyrë atraktive, ndihesh sikur je në setin e një filmi.”

     

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz