back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeNjë tufë lule nga një e mitur, Kadri Veseli dënohet me 2...

Një tufë lule nga një e mitur, Kadri Veseli dënohet me 2 mijë e 700 euro

Të ngjajshme

Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të, garojnë këta ish-banorë

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit...

Rama: Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje

Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë...

Presidenca publikon komentet që Osmani ia ka dërguar Kushtetueses

Presidenca ka publikuar komentet që presidentja Osmani ka dërguar...

Emocionuese/ Justin Bieber publikon foto me të birin, Jack-un

Justin Bieber vazhdon të ndajë me fansat pamje të...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar Partinë Demokratike të Kosovës me gjoba në vlerë prej 5 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, shkruan Gazeta Express.

Buqeta me lule që mori nga një e mitur dhe ngjitja në skenë bashkë me të miturën, Kadri Veslit i ka kushtuar me 2 mijë e 700 euro. Gjithë kjo pas ankesës së parashtruar për këtë parti në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas parashtruesit të ankesës, me këtë veprim Kadri Veseli ka shkelur Kodin e Mirësjelljes.

„Organizata BIRN dhe Inter Neës Kosova, me seli në Prishtinë, ka parashtruar ankesë në PZAP me datë 30.09.2019, me të cilën pretendon se kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës në një tubim me qytetarët e qytetit të Lipjanit, është parë me një vajzë të mitur duke marrë dhuratë një tufë me lule, të cilën më pas e merr në skenë dhe e mbanë në krahë“, thuhet në arsyetimin e PZAP’it.

Për këtë veprim ,PDK’ja është dënuar me gjobë 2.700 euro, të cilën duhet të paguajë brenda 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcenim të përmbarimit.

„Pranohet ankesa e Organizatës BIRN dhe Inter Neës Kosova (IKS), me seli në Prishtinë, ndërsa subjektit politik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i shqiptohet dënimi me gjobë në vlerë prej 2.700.00 euro, të cilën detyrohet ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcenim të përmbarimit“, thuhet në vendimin e PZAP’it.

Kjo nuk është gjoba e vetme që i është shqiptuar kësaj partie. PDK’ja është dënuar edhe me 2 mijë e 800 euro për shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Kosovës, përkatësisht vendosje të posterëve në hapësira publike.

„Pranohet e bazuar ankesa Anr. 149/2019 e datës 01. 10. 2019 e paraqitur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i shqiptohet dënimi me gjobë në vlerë prej 2.8000. 00 euro, të cilën detyrohet ta paguaj në afat prej 12 ditëve nga dita e pranimit të këtij vendimi nën kërcenimin të përmbarimit“, thuhet në vendimin e PZAP’it. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz