back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaBotëAksidenti mes kamionit e minibusit, 10 të vdekur e shumë të lënduar

Aksidenti mes kamionit e minibusit, 10 të vdekur e shumë të lënduar

Të ngjajshme

Manchester United publikon formacionin, Sesko e nis nga stoli

Manchester United do të përballet sonte ndaj Bournemouthit. “Djajtë e...

Joseph: Drama në Ballkan përmbyllet me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO

Ligjëruesi në Universitetin “John Hopkins” dhe eksperti i çështjeve...

Smajlaj: Vizita e Osmanit në Mitrovicë mund të perceptohet si anësi politike

Politologu Avdi Smajlaj ka komentuar vizitën e presidentes së...

Bisedimet për armëpushim në Ukrainë vazhdojnë, SHBA-të thonë se është arritur përparim

Bisedimet midis Ukrainës dhe SHBA-së që synojnë arritjen e...

Një kamion me peshë të rëndë është përplasur me një minibus në pjesën jugore të Rumanisë të shtunën, duke lënë të vdekur dhjetë njerëz, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar.

Aksidenti, në të cilin humbën jetën vozitësit e dy automjeteve, ndodhi afër fshatit Balaciu në rajonin Ialomita. Lajmin e bënë të ditur shërbimet rumune të emergjencës.

Policia lokale i ka nisur hetimet për shkaktarin e aksidentit të tmerrshëm. Zëdhënësja e policisë, Ludmila Dascalu, tha se vdekja e dy vozitësve në aksident i vështirëson hetimet e autoriteteve.

Për këtë aksident ka reaguar edhe presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis. Ai tha: “Më vjen shumë keq për viktimat. Mund të themi se mungesa e infrastrukturës vret”.

Infrastruktura e dobët rrugore e Rumanisë ka ndikuar në zhvillimin e ngadalshëm ekonomik. Me popullsi prej 20 milionë banorësh, ky shtet ka vetëm 800 kilometra autostradë, përgjysmë më pak se vendi fqinj, Hungaria, ndonëse ka sipërfaqe dy herë më të madhe, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz