back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeShqetësuese/ Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 5 të vdekur e...

Shqetësuese/ Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 5 të vdekur e 7 të lënduar

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar, pasi thotë se që nga mbrëmë deri sot në mesditë, në tri aksidente të ndara trafiku, kanë humbur jetën pesë persona dhe janë lënduar shtatë të tjerë.

Sipas njoftimit, në fshatin Budrigë (rruga Gjilan-Ferizaj), më 04.10.2019, në ora 22:40, në një aksident ku janë përfshirë dy vetura, kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar.

Sot, më 05.10.2019, në ora 09:30, në autostradë, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë), ka ndodhur një tjetër aksident ku janë të përfshira dy automjete (një furgon udhëtaresh dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar.

Po sot, më 05.10.2019, në ora 11:50, në rrugën Lipjan-Shtime, ka ndodhur aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, nga aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz