back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaZgjedhjetLimajn e presin me surla e tupana në Arllat dhe në Nekoc

Limajn e presin me surla e tupana në Arllat dhe në Nekoc

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, ka takuar në mbrëmje banorët e fshatrave Arllat dhe Nekoc të komunës së Drenasit.

Limaj është pritur në mënyre madhështore nga banorë të këtyre dy fshatrave të cilët kishin dale me surla e tupana për ta pritur pretendentin për kryeministër të vendit.

Në të njëjtën kohë ata i kanë ofruar përkrahje Limajt në garën për kryeministër të vendit. Kreu i Nismës ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit janë zgjedhje të një rendesie të vecantë dhe është shumë me rendesi përberja e legjislaturës së ardhshme.

“Unë jam i sigurt që Nisma do të qeverisë me Kosovën, sepse është i vetmi opsion dhe frymë që e con vendin përpara”, ka thënë ndër të tjera Limaj. Më tutje, Limaj ka thënë se më 6 tetor në Drenas duhet të lihen të lirë njerëzit të votojnë lirshëm pa presione e shantazhe.

Ai ka thënë se Nisma ia ka ofruar kandidatët më të mirë për deputetë qytetarëve të Drenasit të cilet meritojnë mbështetjen e qytetarëve të kësja komune.

Të Fundit

Sport

ShowBiz