back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeDetaje nga tragjedia në fshatin Besi të Prishtinës, 23-vjeçarja dyshohet se është...

Detaje nga tragjedia në fshatin Besi të Prishtinës, 23-vjeçarja dyshohet se është vrarë

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara një femër 23-vjeçare.

Ndërsa, sot në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës bashkë me ekipet tjera të Forenzikës dhe mjekoligjorët, për t’u marrë me rastin.

Burime nga hetuesia i kanë thënë Gazetës Express se viktima ka një plumb në kokë.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23-vjeçares me inicialet B.O., nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 19 e 30, në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesia për Gazetën Express.

Ndërkohë, Gazeta Express ka biseduar me mjekun kujdestar në QKUK, i cili e ka pranuar rastin.

Ai ka konfirmuar për Express vdekjen e viktimës.

“Mund t’ju konfirmoj se rreth orës 20:00 në klinikën emergjente të QKUK-së ka ardhë një paciente pa shenja jete. Në kokë viktima kishte pasur një plumb. Ekipet kujdestare të emergjencës e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë për Express mjeku kujdestar në QKUK.

Ndërsa, Gazeta Express mëson nga burime brenda institucioneve të drejtësisë se rasti po hetohet nën dyshimet për vrasje apo shtytje në vetëvrasje.

Gazeta Express po qëndron në vendin e ngjarjes dhe do t’ju mbajë të informuar lidhur me ngjarjen. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz