back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeDalin detaje të reja për vdekjen e 22-vjeçares në Prishtinë

Dalin detaje të reja për vdekjen e 22-vjeçares në Prishtinë

Të ngjajshme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje të reja lidhur më rastin e mbrëmshëm, ku një femër 22-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Besi të Prishtinës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha se viktima është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.

“Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion, dhe jemi në pritje të rezultateve”, tha ajo për Telegrafin.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe se dyshimet e para janë se ajo është qëlluar me armë zjarri.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz