back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaJetëËshtë kancerogjen, por vazhdon të shitet në barnatoret e Kosovës

Është kancerogjen, por vazhdon të shitet në barnatoret e Kosovës

Të ngjajshme

Krasniqi pret në takim ambasadorin e Australisë, flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi,...

MPJD konfirmon arrestimin e Hazir Hazirit në Merdarë gjatë hyrjes në Serbi me automjet privat

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, konfirmon arrestimin...

Ekspertët e aviacionit: Kosova duhet të ketë staf profesional për dronë

Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është pajisur me...

“Shumë dashni për fëmijët e lagjes Ulpiana”, Përparim Rama publikon video nga takimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar disa fëmijë...

Ka disa ditë që Agjencia Evropiane e Barnave dha alarmin se ilaçi, i cili trajton problemet me stomak, Ranitidina, përmban një papastërti që klasifikohet si kancerogjene.

E, në Kosovë kompania LEK, ka vendosur që ta tërheqë këtë ilaç nga tregu, raporton KTV.

Kjo kompani përmes një përgjigje me shkrim ka konfirmuar se si shkak i gjetjes së substancës aktive në Ranitidinë mbi limitet e lejuara kompania Sandoz pjesë e së cilës është edhe Lek ka vendosur që ta tërheq këtë bari vullnetarisht nga tregu.

“Siguria dhe mirëqenia e pacientëve tanë është prioriteti ynë kryesor, prandaj si masë parandaluese, tashmë kemi propozuar tërheqjen e Ranitalit nga tregu lokal. Ne po bashkëpunojmë me autoritetet lokale dhe ato janë të informuara për situatën specifike”, ka thënë Artan Ibrani, Drejtor i kompanisë LEK në Kosovë.

Megjithëkëtë, janë edhe 12 kompani të tjera në treg, të cilat po vazhdojnë ta shesin këtë ilaç.

Institucionet shëndetësore në Kosovë thonë se nuk mund të veprojnë pa marrë një vendim Agjencia Evropiane e Barnave për ta pezulluar këtë ilaç.

E derisa hulumtimet të kryhen, Ardian Rugova – U.D i Kryeshefit të AKPPM-së, thotë se tërheqja ose pezullimi i këtij ilaçi mbetet në vullnetin e kompanive.

Oda e Mjekëve e Kosovës ka rreth një javë që ka kërkuar sqarime nga AKPPM-ja se si duhet tash e tutje të veprojnë mjekët për përshkrimin e këtij bari, por thotë se deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

Sipas kësaj organizate, kjo çështje duhet të sqarohet, sepse Ranitali përdoret në masë të madhe në Kosovë.

Pas alarmit të dhënë nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Administrata Amerikane për Barna dhe Ushqime, Shqipëria dhe disa shtete në rajon kanë vendosur ta tërheqin këtë ilaç nga tregu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz