back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeGruaja që vdiq nga arma e zjarrit në Prishtinë është 22 vjeçare

Gruaja që vdiq nga arma e zjarrit në Prishtinë është 22 vjeçare

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Një grua është gjetur e vdekur në fshatin Besi të Prishtinës sot rreth orës 20:00, pasi dyshohet të ketë marrë plagë nga arma e zjarrit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se vdekjen e gruas e ka konfirmuar një ekip mjekësor i Qendrës Klinike Universitare.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor i QKUK-së, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo është shprehur se hetuesit policor kanë nisur punën e tyre për hetimin e rastit.

Mësohet se viktima është e moshës 22 vjeçare, por motivet dhe rrjedha e rastit akoma nuk dihen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz