Friday, July 18, 2025
BallinaZgjedhjetBesa Ismaili tregon pse vendosi t’i bashkohet PDK-së

Besa Ismaili tregon pse vendosi t’i bashkohet PDK-së

Të ngjajshme

SBASHK mban nesër kongresin online dhe konferencë për media në Prishtinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)...

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja...

Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Arilena Ara feston ditëlindjen në ishujt grekë – publikon foto nga jahti

Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka festuar ditëlindjen në...

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Ismaili, ka treguar pse ka vendosur që t’i bashkohet këtij subjekti politik.

Ajo në emisionin Magazina Zgjedhore në Klan Kosova, ka thënë se nuk ka dashur të jetë vetëm si një konsumuese gjatë tërë këtyre zhvillimeve politike që po ndodhin në vend.

“Ka një kohë të gjatë që aktivizmin tim e kam pasur në premisat e fushës sociale. Vjen një moment që e gjithë puna jote nuk sjellë rezultat sepse ekziston një prag aty të cilin duhet ta kalosh. Kur bëhej pyetja se pse kemi ngecur kur gjithçka e kemi bërë mirë – përgjigja ishte epo politika. Kjo është arsyeja që i jam futur politikës. Nëse ju nuk merreni me politikën, politika merret me ju”.

“Reagimet kanë ardhur për shkak se nuk më kishin në listat e tyre dhe do të dëshironin shumë të më kishin. Megjithatë unë e them se në PDK si një aktiviste për të drejtat qytetare, them edhe një herë se kjo lidhje ka qenë shumë e natyrshme”.

“Kur kam përzgjedhur PDK-në, kjo ka bërë që dikush të ndihet i rrezikuar dhe kanë filluar me kritikat e tyre që janë të tolerueshme nëpër fushata”.

“Gjatë kohës kur kam punuar në OSBE, kam punuar shumë në Kuvend dhe unë i kam njohur të gjithë deputetët dhe e kam ditur mënyrën se si funksionon Kuvendi. Aty do të fokusohem në analizimin e ligjeve që prekin qytetarin në çfarëdo aspekti”.

“Do të mundohem që t’i rregullojë disa parregullsi që kanë të bëjnë me gruan dhe liritë fetare. Do të punojë që të mbrohen vlerat e luftës, vlerat e familjes dhe rinisë. Në kuvend do të mundohem shumë që ta sjellë frymën e dialogut që kam ndërtuar”.

“Kuvendi i Kosovës nuk është një etnik, por shumë etnik dhe do të sigurohem që në Kuvend të mos ketë më fyerje mbi baza etnike dhe fetare”.

“Ka pasur gjëra që kanë ndodhur në Kuvend që mua si nënë më është dashur ta ndryshoj kanalin dhe për mua kjo ishte e dhimbshme”.

- Advertisement -

Të Fundit