back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKF Feronikeli shkatërron Ferizajin, e mposht 5:0

KF Feronikeli shkatërron Ferizajin, e mposht 5:0

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

KF Feronikeli e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 Ferizajin, në ndeshjen hapëse të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Kampionët e Kosovës kanë regjistruar paraqitjen më të mirë të këtij sezoni, duke e deklasuar Ferizajin.

Sulmuesi Kastriot Rexha, ishte realizatorë i dy golave të hershëm për Feronikelin, kur shënoi në minutat 8’ dhe 12’.

Mendurim Hoti në minutën e 39’, i dha fund dilemës së fituesit, kur shënoi për 3:0.
Në pjesën e dytë, Feronikeli shënoi edhe dy gola të tjera, me anë të Haxhi Nezirajt.

Neziraj shënoi në minutat 53’ dhe 64’.

Me këtë fitore, Feronikeli numëron 15 pikë, dhe xhiron e ardhshme zhvillon derbin me Llapin./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz