BallinaBotëDeputetja e rrah gojës kolegun e saj (VIDEO)

Deputetja e rrah gojës kolegun e saj (VIDEO)

Të ngjajshme

Rrëzimi i aeroplanit në Irak, Pentagoni identifikon gjashtë ushtarët amerikanë që mbetën të vrarë

Pentagoni ka identifikuar gjashtë amerikanët që humbën jetën në...

Mc Kresha & Lyrical Son godasin sërish, publikojnë “Dy fjalë”

Dy nga emrat më të njohur të skenës hip-hop...

Hoxhaj: Kur bota përballet me sfida të mëdha, Qeveria e Kosovës po luan me shtetin

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur...

Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në Ngushticën e Hormuzit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka vënë...

Hoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar...

Një takimi i Komisionit Ligjor në kuvendin e Gjeorgjisë është kthyer në kaos pasi një deputete vendosi ta marrë drejtësinë në duart e saj, duke e goditur në fytyrë një koleg të saj. Ajo e bëri këtë veprim pasi u ndie e fyer nga komentet e deputetit.

Deputetja Eka Beselia tha se ishte e detyruar ta përdorë dhunën në seancën e së enjtes pasi kolegu i saj, Vano Zardiashvili, bëri komente lidhur me moralin e saj pas publikimit të një videoje për jetën e ligjvënëses.

Beselia, njëra nga deputetet e pakta në kuvendin e mbizotëruar nga burrat, tha para gazetarëve se nuk do t’i kërkojë falje askujt për veprimet e saj, duke shtuar se partia në pushtet dhe kryetari i saj miliarder, Bidzina Ivanishvili, janë përgjegjës për komentet që ajo i quajti provokim.

“Ekziston një vijë, të cilën nuk do ta lejoj të kalohet nga askush. Ai do ta marrë përgjigjen e njëjtë sa herë që flet diçka të tillë”, tha ish-anëtarja e partisë në pushtet. “Ai e mori atë që e meritoi”, shtoi deputetja.

Në anën tjetër, deputeti i sulmuar tha se nuk kishte për qëllim ta fyente kolegen kur tha se morali i tij nuk është si i Beselia-s. Ai tha: “Sa i përket zonjës Eka Beselia, nuk e kam fyer. Ajo vazhdimisht po mundohet ta vendosë veten në procese politike”, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz