back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaZgjedhjetIsa Mustafa tregon nëse do të ndodhë koalicioni me Vetëvendosjen

Isa Mustafa tregon nëse do të ndodhë koalicioni me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka akuzuar koalicionin PAN, të drejtuar nga PDK-ja me Qeverinë Haradinaj, se ka rrënuar çdo urëlidhje me BE-në dhe SHBA-të.

Ai shkruan në Facebook se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dje në Shtërpce dhe Ferizaj konfirmoi dy gjëra me rëndësi – e para, se po fiton LDK-ja dhe, e dyta, se e ka marrë vesh që s’ka koalicion me PDK-në.

“Deklarata se koalicioni ndërmjet Mustafës dhe Kurtit do të jetë koalicion i korrupsionit dhe i izolimit është huqje e llojit të vet. Por, asgjë më e mirë nuk pritet prej tij. Po e vërteton që s’po arrin të jetë politikan, por mbetet një i dështuar në zejen e vjetër të tij”, shkruan Mustafa.

Ai ka folur edhe rreth koalicionit ndërmjet LDK-së dhe VV, arritjen e mundshme të të cilit, e ka quajtur ‘shumë real’.

“Ky koalicion i drejtuar nga LDK mund ta luftojë krimin dhe korrupsionin dhe të hapë rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës. Këtë e dëshmon fakti se në qeverisjen e LDK-së nuk ka pasur asnjë aferë korruptive dhe asnjë ministër me aktakuzë dhe se në atë periudhë është nënshkruar Marrëveshja e parë kontraktuale me BE-në, Marrëveshja për Stabilizim-Asociim. Me fitoren e LDK-së më 6 tetor, Kosova do të ketë qeveri evropiane me një kryeministre evropiane, e cila do t’i ketë dyert e hapura në Bruksel dhe Uashington”, shkruan Mustafa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz