back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaShqiptareTurizmi shqiptar vazhdon të mbahet nga qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së...

Turizmi shqiptar vazhdon të mbahet nga qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Të ngjajshme

Bellingham nuk i le të gëzohen Barcelonën, shënon menjëherë gol

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e avantazhit...

“Santiago Bernabeu” në festë, Bellingham shënon për epërsinë e Real Madridit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e epërsisë...

Gooll: Mbappe dërgon Real Madridin në avantazh ndaj Barcelonës

Kylian Mbappe ka shënuar golin e parë në ndeshjen...

​Kurti i “përjashtoi” nga lista për qeverinë e re Bislimin, Nagavcin e Hajdarin

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Kosovës,...

Qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut po preferojnë gjithmonë e më shumë të pushojnë përgjatë bregdetit shqiptar.

Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se gjatë muajit gusht në vend kanë hyrë 100 mijë kosovarë më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë si dhe mbi 23 mijë shtetas maqedonas më shumë.

Por  kjo verë solli një braktisje të bregdetit shqiptar nga turistët polakë pas një fluksi të tyre vitin e kaluar.

Vetëm në një muaj në Shqipëri erdhën 20 % më pak turistë nga Polonia, fakt ky që lidhet me rritjen e çmimeve të shërbimeve që ofrohen në Shqipëri.

Ndërsa  lajm pozitiv është fakti që u rrit numri i turistëve që kanë ardhur nga Zvicra dhe Spanja.

Ndërkohë në total numri i vizitorëve për 8-mujorin arriti në  rreth 4.9 milionë ose  11% më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa vetëm gjatë muajit gusht, që shënon edhe pikun e sezonit turistik në vend, numërohen të kenë hyrë më shumë se 1.5 mln turistë të huaj.

Në pjesën e parë të vitit sipas Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri 854 milionë euro.

Rritje të ndjeshme të numrit ka pasur edhe tek shqiptarët që kanë preferuar të pushojnë jashtë vendit kryesisht në Turqi apo Greqi.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i vendit tonë përgjatë tetë muajve të 2019 është 3.8 mln, duke u rritur me 9,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz