back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptareKy është kosovari që “ruan” selinë e OKB-së

Ky është kosovari që “ruan” selinë e OKB-së

Të ngjajshme

Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional

Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur...

Çertifikohen dy qenë policorë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt...

“Nuk duroj dot më” – Detaje të reja nga vetëflijimi i 25-vjeçares, Xhuana Nikollaj

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e vetëflijimit...

Kurti sot u çon ftesë partive opozitare për takim

Kryeministri Albin Kurti sot do t’iu dërgojë ftesë liderëve...

Fatos Zabërgja nga Kosova është oficeri amerikan që, sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka “ruajtur” të martën hyrjen e selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork.

Zabërgja, i cili është pjesë e Njësisë për Mbrojtje të Afërt në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, është bërë pjesë e një video të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, të martën.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryeministri i Shqipërisë, përveç liderëve të shteteve të ndryshme, ka takuar edhe Fatos Zabërgjën, burrin me prejardhje nga Kosova, me të cilin përmes një videoje në profilin e tij ka dhënë një mesazh.

“Kosova po e ruan derën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Rama të martën. Ndërkohë, oficeri me prejardhje nga Kosova është përgjigjur shkurtimisht: “Patjetër”.

Zabërgja është përmendur edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të martën.

Thaçi, duke marrë shkas nga një polic me prejardhje nga Kosova që po ruan hyrjen e selisë së OKB-së, në një deklarim për Radio Televizionin e Kosovës, ka thënë se ndihet mirë kur e di që Vuçiq ka hyrë në selinë e OKB-së “përmes njerëzve të Kosovës” – duke iu referuar oficerit Zabërgja.

“Mua më vjen mirë që Vuçiq ka hyrë në dyert e OKB-së përmes njerëzve të Kosovës, ndërsa në anën tjetër dëshiroj të theksoj se këto që thotë Vuçiq janë qesharake. Nëse ai ka hyrë nga tavani në selinë e OKB-së, ne kemi hyrë nga dera”, ka thënë Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz