BallinaLajmeKandidati për deputet të Kosovës nesër në Hagë, pritet të intervistohet nga...

Kandidati për deputet të Kosovës nesër në Hagë, pritet të intervistohet nga Specialja

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Ish-ushtari i UÇK-së, tani kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lulzim Kabashi, do të udhëtojë nesër për në Hagë. Kabashi është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, në një pronocim për Gazetën Sinjali, ai jep detaje lidhur me intervistimin që pritet ta ketë.

Kabashi kishte për t’u intervistuar më 24 shtator (nesër), por intervistimi i është shtyer për një ditë.

“Kam me udhëtu nësër në mëngjes për në Hagë, intervistimin ma kan shty një ditë prapa, për 25 shtator”, tha Kabashi për Gazetën Sinjali.

I pyetur nëse ka angazhuar avokat, ai tha se meqenëse është në cilësinë e dëshmitarit nuk e ka parë të arsyeshme.

“Jam i ftuar në cilëinë e dëshmitarit, nuk e kam parë të arsyeshme të marrë avokat, përderisa jam i ftuar si dëshmitar”, tha Kabashi.

Lulzim Kabashi

Së fundi Gjykata Speciale ka intervistuar edhe dy ish-deputete të Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj dhe Safete Hadërgjonaj. Por, intervistimi i tyre u bë në Prishtinë për shkak se të dyja nuk patën vizë për të udhëtuar.

Ndrërsa, Ish-ushtari i UÇK-së, Bashkim Gashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Por ai ka refuzuar ftesën që të paraqitet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Për Gashin ka njoftuar Kryesia e OVL – UÇK-së, duke thënë se i kanë sugjeruar Gashit që ta pranojë ftesën e ardhshme dhe të mos krijojë precedent për të tjerët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz