BallinaLajmeKosovëBurrin e humbi në veri e vjehrri ia mori paratë, historia e...

Burrin e humbi në veri e vjehrri ia mori paratë, historia e trishtueshme e gruas së heroit Enver Zymeri

Enver Zymberi, është polici i katërmbëdhjetë i rënë në detyrë. Ai u vra në operacionin e madh të Policisë së Kosovës kundër strukturave kriminale në Veri të Mitrovicës. Më 26 korrik të vitit 2011.

Të dhënat zyrtare të Policisë të ofruara për InDoks thotë se ai u vra derisa ishte pjesë e operacionit të njësive Mbështetëse Operative të Policisë së Kosovës për vendosjen e sundimit të ligjit në vendkalimet kufitare në veri të vendit. Ai u qëllua derisa konvoji i Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri nga persona të panjohur dhe si pasoj i ndjeri Enver Zymeri nga plagët e marra gjatë këtij sulmi ndërron jetë në QKUK, Prishtinë.

Megjithëse u shpall hero, ai duket që familjen e afërt nuk e la në duar të sigurta. Një vit më parë u raportua se gruaja e tij ka ngritur padi kundër babait të Enver Zymberit në lidhje me shtëpinë, derisa në deklarata nëpër media ka akuzuar se babai dhe vëllai i heroit ia morën edhe disa nga paratë që ishin dhënë donacion pas vrasjes së Enverit.

Drita Zymberi kishte paditur vjehrrin dhe kunatin duke kërkuar nga ata kthimin e shtëpisë në emër të fëmijëve të saj. Ajo thotë se pasi ia vranë burrin në veri të Mitrovicës të gjitha paratë që u grumbulluan ia mori familja e burrit e me to i thanë se do i ndërtojnë shtëpi.
“Ka pasë shumë njerëz që kanë dhënë pare, sa nuk e dimë as vetë. Ka qenë pare shumë e madhe. Te unë në bankë kanë qenë vetëm 52 mijë euro, e tjerat nuk e di sa kanë qenë, po i kanë marrë vjehrrit. Qato 32 mijë euro jam kanë shtatzënë edhe më kanë marrë vjehrri me gjithë valluan e vet edhe jam kanë në ndikim të barnave edhe nuk kam ditë, edhe masi që kam hyrë në veturë më kanë thënë që shpijnë e kam me qit në emër të tënd, sot e asaj ditë e ka në emër të Egzonit”, kishte thënë Zymberi në T7.

Drita Zymberit kishte pretenduar t’i kthehet shtëpia pasi ka thënë që u ble me paratë e grumbulluara.

Ajo po ashtu kishte kërkuar nga shteti t’i ofrohet punë, kishte deklaruar që është lënë pas dore
“Nëse është për punësim pse mos me punu jam e re, jam e aftë, po edhe për fëmijë i kanë premtuar këta të qeverisë që kanë me pas një të ardhme më të mirë për shkollim e ato sene nuk janë kurrkund hiç. Jam shkuar jam anku edhe te këta të qeverisë për me më marrë në punë naj kun, ja prit ja anedej ja krenar. Unë jam e pa punësuar 240 i marrë pension të Enverit me qato krejt nëpër shkolla krejt pi donë kushtet familja ime është që kujdeset”, kishte deklaruar ajo.

InDoks në këtë dokumentar do të sjell historitë e të gjithë këtyre heronjve. Flasin kolegë e familjarë. Edhe ata që po i mbrojnë policët që po përndiqen pse po e luftojnë krimin. Rikthen në kujtesën e publikut edhe rastet më të rënda kur dora e krimit ra mbi shtetin, e shteti dështoi ta zbulonte se kush e goditi.