BallinaLajmeKosovëThaçi telefonon Metën e Ramën, i shpreh gatishmërinë e Kosovës për të...

Thaçi telefonon Metën e Ramën, i shpreh gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar

Të ngjajshme

Ja si eskaloi përplasja mes Juelës dhe Gretës deri te përjashtimi i kësaj të fundit

Greta është përjashtuar mbrëmë nga shtëpia me e famshme...

Katër persona përfshihen në rrahje në Prishtinë, njëri theret me thikë

Katër persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje,...

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Një pensionist zviceran ka mbështetur për vite me radhë...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ka telefonuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën dhe kryeministrin Edi Rama, duke i ofruar ndihmën e Kosovës.

“Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës”, ka shkruar Thaçi.

Ndër tjera presidenti Thaçi ka bërë të ditur se i ka kërkuar komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama të jetë në gjendje gatishmërie.

“Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz