back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeFatmir Limaj me lot në sy, tregon si u detyrua ta ndalë...

Fatmir Limaj me lot në sy, tregon si u detyrua ta ndalë autobusin me maskë për të parë nënën dhe djalin

Të ngjajshme

Costa: BE-ja e angazhuar për të mbështetur financiarisht Ukrainën për dy vitet e ardhshme

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka thënë se...

Khloe Kardashian thotë se s’ka bërë seks që 3 vjet

Khloe Kardashian ka folur për jetën e saj seksuale. Gjatë...

Gjakovë: Gjendet personi i zhdukur nga Tropoja, ShKShK’ja jep detaje

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), në...

Histori e jashtëzakonshme e të patreguara më parë, ka rrëfyer kandidati për kryeministër nga NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, “N’Konak” emisionin televiziv të Gazetës inFokus.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se si gjatë luftës, pas një kohe të gjatë i kishte takuar nënën dhe djalin e tij, Durimin, mirëpo pa arritur t’u fliste.

Ai bashkë bashkë me Ismet Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tjerë kishte organizuar ta dalnin autobusin me të cilin nëna e tij dhe djali po udhëtonin, vetëm për ti takuar.

Por, për shkak të rrethanave ishte detyruar të vinte maskë dhe të mos ekspozohej.

Gati i përlotur, Limaj rrëfen se ishte futur në autobus, kinse për kontrollë rutinë dhe i ishte ofruar nënës e të birit, pa e ditur ata se kush ishte njeriu që po u fliste me butësi.

“Durimi u qu në këmbë dhe i thojke nanës shokët e babës shokët e babës, dhe më kapi mua për uniforme dhe unë dorën mbi kokë të tij dhe ja fërkojsha flokët. Por nuk më lëshojke prej dore. Edhe tash sa ka zgjatë ajo 1 minut dy, ja bëjke nanës shoku i agjit, shoku i babit, çka ka ni nëpër shpi djali i vogël”, tregon ish komandant Çeliku.

Rrëfimi i tij është emocionues, edhe tani që kanë kaluar më shumë se 20 vite nga ajo kohë.

“Ne në maska. Foli edhe diçka Ismeti me nanën. Unë i pata nja 20 marka, i nxorra prej xhepit dhe ja dhash Durimit. Pastaj, dalë nga dalë jam dal prej autobusit”, ka rrëfyer Limaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz