back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinatoplajmiVjosa Osmani propozon Fond Investiv 300 milionë euro për punësimin e të...

Vjosa Osmani propozon Fond Investiv 300 milionë euro për punësimin e të rinjve

Të ngjajshme

​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të...

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun...

Rashford mund të rikthehet te Man Utd, Barcelona sheh alternativa tjera

Sulmuesi anglez Marcus Rashford mund të rikthehet te Manchester...

Gjatë prezantimit të Programit Nacional për Zhvillim dhe Punësim, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se qeveria e drejtuar prej saj do të krijojë Fondin Investiv prej 300 milion eurosh, mjete këto që do të merren nga Fondi i privatizimit.

“Bizneset private do të subvencionohen nëse marrin në punë punëtorë të rinj. Do të ofrohen lirime tatimore për investitorë të mëdhenj për punësimet masive që mund t’i bëjnë ata. Do të bëhet një linjë e veçantë për financimin e kapaciteteve eksportuese. Do të ketë përkrahje financiare për bizneset e reja. Kemi paraparë mbledhjen e TVSH-së në brendi të Kosovës, zvogëlimin e informalitetit dhe thjeshtësimin e procedurave të deklarimeve tatimore”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se Fondi Investiv do të mbështet financiarisht idetë inovative në vend dhe si i tillë, ai do të zgjerohet nga kontribuuimet eventuale nga individë brenda vendit dhe nga diaspora. Fondi Investiv parashihet të menaxhohet në mënyrë të pavarur.

Duke bashkëbiseduar me përfaqësuesit e bizneseve, Osmani tha se të gjithë këto investime dhe lehtësira për kompani private do të bëhen duke krijuar në Kosovë sundim të ligjit dhe transparencë të plotë në shpenzimin e parasë publike, çka do të ndikojë që qytetarëve tu ofrohen shërbime më cilësore në arsim, infrastrukturë dhe në sektorët e tjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz