Ka përfunduar asfaltimi i rrugës e lidh fshatin Çikatovë e Vjetër dhe Dobroshec, projekt i Drejtorisë së Infrastrukturës Publike dhe i planifikuar nga lista e projekteve kapitale për vitin 2019, transmeton Drenica Press
Në kudër të këtij projekti janë asfaltuar edhe dy segmente në fshatin Dobroshec në lagjen Fejza dhe në lagjen Dervishi në fshatin Çikatovë e Vjetër.
Vlera e projektit është afër 80 mijë euro dhe gjatësia e tyre është mbi 1.5 kilometra.
Projektet e planifikuara për vitin 2019, janë në fazën përfundimtare, ku deri më tani janë kryer dhjetëra projekte të kanalizimit, duke lidh kështu të gjitha lagjet e vendbanimeve dhe asfaltim të rrugëve në lagje, ndërsa gjatë këtij viti do të përfundojnë edhe projekte të tjera të cilat kanë janë të planifikuara. /Drenica Press/

