back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeMilaim Zeka: Në Drenicë një parti ka blerë 6 mijë vota, Prokuroria...

Milaim Zeka: Në Drenicë një parti ka blerë 6 mijë vota, Prokuroria do ta marrë në pyetje

Të ngjajshme

Gjysmë milioni euro nën hetim, Albina Nura jep dëshmi për rastin e BE-së në Kosovë

Të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për...

Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen brenda 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1438 gjoba për kundërvajtësit...

Dalin pamjet e arrestimit të prokurorit Beqë Shala në vend të punës

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të...

86 të vdekur për nëntë muaj në aksidente trafiku, prej tyre 47 kanë qenë shoferë

86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në...

Mosformimi i Qeverisë, Deliu: Ata numra e rikonfirmuan pafuqinë politike të Kurtit

Deputetja e  Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra foli...

Milaim Zeka ka thënë mbrëmë në Pressing se një parti ka dhënë 220 mijë euro për të blerë 6 mijë vota në Drenicë e për këtë deklaratë, ai do të merret në pyetje nga Prokuroria.

Prokuroria e Shtetit do ta intervistojë kryetarin e Partisë Euroatlantike, Milaim Zekën, pas deklaratës së tij të mbrëmshme në Pressing, ku ka thënë se ka informacione që ka filluar blerja e votave në Drenicë dhe ka treguar si po bëhet kjo.

“Milaim Zeka, do të ftohet nesër për dëgjim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, për deklaratat e bëra në emisionin “PRESSING”, ku deklaron se ka informata për blerje të votave në rajonin e Drenicës”, thuhen në një përgjigje të Prokurorisë së Shtetit për Gazetën Express.

Ndërkaq, Zeka ka deklaruar se partitë e mëdha po japin miliona euro për fushatë dhe se ka filluar blerja e votave. Madje ka treguar një rast, ku sipas tij, një qytetar është kërcënuar se nëse nuk e fotografon votën, atëherë do të detyrohet të paguajë dyfish për të.

“Partitë e mëdha janë duke i dhënë milionat në fushatë. Ka filluar edhe blerja e votave, kemi informacion. Sot për shembull e kam një informacion që i kanë thënë njërit i ke 50 euro për një votë. Në qoftë se nuk na e fotografon voton, ke me i pagu 100 euro pas datës 6”, ka thënë Zeka.

Një rast tjetër, sipas Zekës, përfshin rajonin e Drenicës, ku një parti ka dhënë qindra mijëra euro për të blerë gjashtë mijë vota.

“Kemi informacion nga ndërkombëtarët se një parti politike në zyrën e saj në orën 2 të natës i ka paguar 220 mijë euro me i ble gjashtë mijë vota në Drenicë”, ka thënë kryetari i PEK’ut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz